Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz ka bërë bashkë në një takim kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i vetmi që ka munguar është shefi i ekzekutivit maqedonas, Zaev për shkak të situatës politike në Shkup.

I pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa Kurz ka publikuar foto nga takimi në Vjenë. Ai shprehet i kënaqur për takimin me liderët e Ballkanit, ndërsa shton se Austria po bën gjithçka për integrimin e rajonit në BE.

Ishte kënaqësi të filloja javën me një takim me 5 liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Johanes Hahn për të diskutuar për perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE dhe bashkëpunimin rajonal.

Mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor është një nga prioritetet e Presidencës sonë. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE. Për mua, BE-ja është e plotë vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e saj.

Në takim merrnin pjesë kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, Kosovës Ramush Haradinaj, Serbisë Ana Brnbibiq dhe i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ndërsa Zoran Zaev nuk do të marrë pjesë për shkak të situatës politike në Shkup.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE