Një autobus është aksidentuar pasditen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë, duke u përmbysur.

Paraprakisht raportohet për gjashtë persona të vdekur. Të paktën, 20 udhëtarë kanë përfunduar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka të dhëna për viktima.

Të gjithë udhëtarët raportohet se janë të bllokuar brenda mjetit dhe presin ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar disa ambulanca dhe zjarrfikëse. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Ministria e Brendshme për numrin e të lënduarve.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit është bërë çarja e gomës së autobusit, duke bërë që mjeti të përfundonte në korsinë tjetër të autostradës.

PUBLICITET