Një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një autobus pasditen e kësaj të premte në qytetin e Librazhdit.

Si pasojë e përplasjes është rrezikuar autobusi me 25 pasagjerë i cili kishte destinacion qytetin e Elbasanit.

Përplasja mes dy mjeteve ka ndodhur në momentin që autobusi po dilte nga terminali.
Për pasojë ka mbetur i plagosur një nga të rinjtë që po udhëtonte në mjetin ‘Benz’, por pas dërgimit në spitalin e Librazhdit mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se policia në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet paraprake të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit të drejtuesit te mjetit ‘Benz’, stimuluar edhe nga reshjet intensive te shiut që prekën gjatë pasdites qytetin e Librazhdit.