Një autobus që po transportonte studentë është përplasur me një kamion ditën e sotme (13 nëntor) në Slovaki, afër qytetit të Bratislavës.

Nga aksidenti mbetën të vdekur 13 persona ndërsa 20 të tjerë janë plagosur dhe transportuar në spital.

Policia raporton se aksidenti ndodhi në qytezën e Nitranske Hrnciarovce, pranë kryeqytetit të Slovakisë.

Oficerët po vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes por nuk mohojnë dhe mundësinë e rritjes së numrit të viktimave.

Kryeministri i vendit, Peter Pellegrini e konsideroi aksidentin si tragjedi.
Ai shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave dhe deklaron se do të anulojë të gjithë takimet e tij për të qëndruar pranë të plagosurve.