Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë – Durrës.
Një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor, ende të paidentifikuar.

Ngjarja konfirmohet na Policia Vendore, e cila saktëson se, Në autostradën “Tiranë – Durrës” mjeti autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Informacion paraprak
Në autostradën “Tiranë – Durrës” mjeti autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale dhe po punohet për identifikimin e viktimes.

Artikulli paraprakFESTIVALI I KËNGËS NË RTSH, PREZANTOHEN 22 KËNGËT PJESËMARRËSE
Artikulli tjetërKAPET 1 KG KOKAINË, KATËR NË PRANGA