Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Zyrih, ku një autobus që ishte nisur nga Genova me destinacion Dusselfdorfin është përplasur me një mur.

Brenda autobusit ndodheshin edhe dy shqiptarë që kanë mbetur të plagosur. Për pasojë nga aksidenti ka humbur jetën një nga pasagjerët, ndërkohë që 44 të tjerë janë të plagosur.

Në autobus kanë qenë duke udhëtuar 49 persona, bashkë me dy shoferët. Pasagjerët në autobus kanë qenë me kombësi të ndryshme, përfshirë këtu nga Kolumbia, Gana dhe Rumania.

PUBLICITET