Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka hedhur në gjyq shtetasin Afrim Dervishi i cili ka në menaxhim transportin publik të autobuzëve të qytetit përmes një kontrate me bashkisë Shkodër. Kryebashkiakja e akuzon Dërvishin për shpifje ndaj saj pasi ai është ankuar përmes një shkrese tek portal i qeverisë lidhur me transportin publik.

Ndër të tjera në shkresën e Dërvishit thuhet se është favorizuar informaliteti dhe konkurenca e pandershme, mashtrim, klientelizëm dhe se sulmet ndaj tij kanë ardhur edhe për shkak të refuzimit për ryshfet. Këto akuza kryebashkiakja në padinë drejtuar gjykatës i quan të pavërteta.

Në seancën e parë gjyqi u shty por menaxheri i transportit urban Afrim Dërvishi shprehet se të gjitha pretendimet e tij ndaj kryebashkiakes qëndrojnë duke treguar edhe arsyet

Bashkia Shkodër shprehet Dërvishi ka në dorë që të rregullojë transportin publik duke mos lejuar furgonët dhe mjetet e tjera publike të fshatrave të futen brenda qytetit, gjë e cila atij i sjell dëm të madh ekonomik

Me datën 2 maj të këtij viti do të jetë seanca e radhës ndërsa duhet pritur nëse gjykata do t’i japë të drejtë kryebashkiakes e cila ka bërë padinë për shpifje apo pretendimeve të menaxherit të transportit urban Afrim Dërvishi.