PORTRETI I ISMAIL QEMALIT DHE ISA BOLETINIT SHPALOSET NE TUZ TË MALIT TË ZI. Flamuri “Autochthonous” i cili shkakoi trazirat në ndeshjen Serbi-Shqipëri më 14 tetor këtë radhë është vendosur në Tuz të Malit të Zi.

Baneri me figurën e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit si dhe me hartën e Shqipërisë etnike është shpalosur sot në Tuz nga persona të paidentifikuar. Kjo nuk i ka shpëtuar mediave serbe, të cilët e kanë cilësuar këtë si “provokimin e radhës” së shqiptarëve.Më 14 tetor në Beograd, gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri, fluturimi me dron i këtij flamuri, shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes si rezultat i dhunës së tifozëve dhe forcave të sigurimit serb ndaj futbollistëve kuqezi. 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/9GnAyr3_4XQ?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]