(ANSA/ ANNAMARIA LOCONSOLE)

Ka dyshime të forta se autorët e grabitjes së 2.3 milion eurove në një furgon në Bari, janë autorë edhe të një grabitjeje tjetër në vitin 2016, të një shume prej 4.7 milion euro autostradën A14 në afërsi të Ankonës.

Është ende shpejt për të identifikuar autorët e kësaj grabitje, por autoritetet italiane janë të bindur se kanë të bëjnë me banda të specializuara në këto lloje grabitjesh, të cilat operojnë kryesisht në pjesën veriore të Barit e në provincën e Foxhias, por dhe jashtë këtij territori.

Grabitja e rreth 24 orëve më parë, i ngjante një filmi aksion ku autorët kanë reaguar brenda pak minutave për të evituar “shkumën bllok” që aktivizohet automatikisht për të ngrirë objektet që ndodhen brenda automjetit të blinduar.

24 orë nga grabitja spektakolare e parave në një furgon të blinduar, një ditë më parë në autostradën e Barit, policia italiane ka zbardhur disa nga detajet e kësaj ngjarje.

Gravitja i ngjan një filmi aksioni e autorët kanë reaguar brenda pak minutave për të evituar “shkumën bllok” që aktivizohet automatikisht për të ngrirë objektet që ndodhen brenda automjetit të blinduar.

Furgoni i blinduar transportonte paratë e pensioneve për të furnizuar zyrat postare të komunës së Materas. Vlera monetare në të kapërcente 2,3 milionë euro.

Ngjarja ka ndodhur në pjesën e autostradës që lidh Barin me Matteran.
Banda e grabitësve përbëhej nga 4 anëtarë të cilët ishin veshur me uniforma ushtarake e me maska në fytyrë.

Ata kanë bllokuar fillimisht rrugën me dy automjete të rënda duke qëlluar më armë në ajër për të trembur 3 agjentët e policisë private që shoqëronin furgonin me para.

Grabitja është ekzekutuar brenda pak minutash ku kanë hyrë menjëherë në aksion dy automjete ruspa të parkuara qëllimisht e paraprakisht nga grabitësit përgjatë rrugës.

Një pre ruspave ka zhveshur si një kuti sardele furgonin e blinduar, brenda të cilit gjendeshin thasët me para si dhe një nga punonjësit e policisë private. Dy policët e tjerë gjendeshin në kabinën drejtuese të mjetit.

Grabitësit kanë reaguar me mjaft shpejtësi e brenda pak minutave duke evituar aktivizimin automatik të shkumës bllok e parashikuar automjetet e blinduar për të ngrirë objektet brenda tyre e bllokimin e grabitjes.

Pas marrjes së parave grabitësit i kanë dhënë flakët automjeteve të rënda me të cilat bllokuan rrugën e janë larguar me shpejtësi në bordin e dy automjeteve luksoze.

Tre punonjësit e policisë private që shoqëronin furgonin, për fat nuk janë lënduar por janë ende në gjendje shokuese.

Mbi këtë ngjarje grupet sindikaliste të punonjësve të sektorit të shërbimeve në provincën e Barit kanë kërkuar një takim pune me ministrin e Brendshëm Salvini e ministren e Mbrojtës Elisabetta Trenta.