Studentë por jo vetëm kanë patur mundësinë që të njihen me poezitë, prozat dhe veprën e shkrimtarit nga Austria Ervin Einzinger i cili do të qëndrojë në Shqipëri për 5 javë në kuadër të vitit kulturor Shqipër-Austri.

Ky aktivitet u zhvillua në mjediset e bibliotekës së universitetit.

“Jam këtu sepse jam ftuar nga ambasada austriake dhe do të qëndroj 5 javë këtu si artist në rezidencë dhe jam shumë i lumtur për këtë dhe po aq i lumtur që ndodhem edhe në Shkodër prej dy ditësh.

Unë do të paraqes sot disa poezi që klam shkruar gjatë 30 viteve të fundit por edhe disa proza dhe sigurisht që do t’i përgjigjem edhe interesit të publikut nëse ata kanë ndonjë pyetje për mua. Këto takime të përbashkëta janë shumë të rëndësishme.

Që dikush interesohet për librat e mi, për atë çfarë shkruaj është shumë e rëndësishme për shkëmbimin kulturor që një autor të jetë i njohur në vende të ndryshme. Unë nga letërsia shqipe

njoh shkrimtarin shumë të shquar të Shqipërisë Ismail Kadare dhe madje librat e tij janë botuar nga shtëpia botuese që ka publikuar edhe librat e mi. Kam lexuar të paktën dy nga

romanet e tij dhe e di që Kadare është nga Gjirokastra dhe do ta vizitoj edhe atë qytet. Nuk njoh të tjerë përveç edhe një futbollisti shqiptar dhe që në fakt është turp që nuk njoh më shumë”.

Të pranishmit në fund, pas disa poezive dhe prozave të lexuara nga vetë shkrimtari Einzinger i drejtuan disa pyetje rreth jetës së tij dhe veprave të shkruara por edhe për letërsinë austriake në përgjithësi.

Artikulli paraprakPROJEKTI “BALKAN’S GATE” MBËRRIN NË SHKODËR
Artikulli tjetërTHE DOOR, AKTIVITET PËR PËRFSHIRJEN SOCIALE