Në këtë 7 Mars Autoriteti i Dosjeve ka ardhur me një botim të veçantë mbi dhunën dhe presionin e ushtruar gjatë diktaturës komuniste mbi kolosët e arsimit, gjuhës shqipe dhe shkencës.

Historia e Sabiha Kasimatit, vajzës rebele të ekzekutuar në moshën 39-vjeçare sepse kundërshtonte regjimin e kohës, vazhdon të trondisë edhe sot.

Sonila Boçi, kryetare e studiuesve: Represionin, persekutimin, kontrollin e individit në tërësi. Sabihaja ishte një nga ato personazhe që regjimi nuk arriti dot ta fuste në korrnizë dhe e kontrolloi vetëm duke i marrë jetën.

Sigurimi i shtetit rezulton të ketë mbajtur në survejim figurat më të shquara duke i detyruar të heshtin apo dhe përndjekur.

Sonila Boçi, kryetare e studiuesve: Janë 9 personazhe të përzgjedhur në 3 lloj tipologjish. Të parët janë personazhe të cilët u persekutuan në mënyrë të drejtpërdrejtë nga regjimi. Nga të paktët që guxuan të kundërshtonin hapur vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri.

Kur sigurimi merrej me shkencë ka analizuar raportin që sigurimi i shtetit krijoi me figura si Eqrem Çabej, Gjergj Kokoshi, Aleks Budës, Petraq Qafokut, Kolë Kamsit e Gjovalin Gjadrit.