Një pilot ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi dy aeroplanë ushtarakë “Hawk” u përplasën gjatë një parade në Indi të martën.

Dy avionë të Forcave Ajrore indiane u rrëzuan gjatë një seance provë për një shfaqje ajrore të ardhshme.

Incidenti dramatik ndodhi pasi hunda e njërit aeroplan, preku bishtin e tjetrit, ndërsa ata lëviznin në të njëjtin drejtim kokëposhtë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11.50 të mëngjesit të sotëm mbi bazën ajrore Yelahanka në jug të Indisë.