Mungesa e Merkel në hapjen e Samitit të G20 në Argjentinë ka pasur një arsye shumë të fortë. Avioni qeveritar Airbus pësoi një dëmtim serioz ne sistemin e komunikimit duke shkaktuar panik tek Merkel dhe stafi I saj.

Gjithcka ndodhi një orë pasi avioni ishte ngritur ne fluturim drejt Holandës fillimisht por me destinacion përfundimtar Buenos Ajres.

Tekniket dhe pilotet kanë vënë re një problem në komunikim me qëndrat e trafikut ajror dhe kjo i ka detyruar të gjejne aeroportin më të afërt për të bërë një ulje emergjente.

Një ulje që ka pasur pjesën vet të vështirësise përsa kohe nuk lidheshin dot me kullen e trafikut ajror në aeroportin e Kelnit.

Por përdorimi I telefonit satelitor në këtë rast ka shpëtuar Merkel dhe stafin e vet. Der Spiegel bëri të ditur se situata ishte aq serioze saqë është njoftuar me urgjence ministrja e mbrojtjes Ursula von der Leyen.

Ndërkohe Merkel duke folur me bashkëpunetoret e vet e ka qënë këtë gjë një problem të madh.

Kancelarja e kaloi natën në Bonn për tu nisur këtë të premte serish drejt Argjentines. Ndërkohe mediat gjermanë thonë se nuk përjashtohet mundësia e një sabotazhi me natyre kriminale.