Partia Demokratike pas reagimit të këshilltarit mediatik të Ramës kërkon të dijë se pse kryeministri shqiptar pikërisht këtë fundjave shkoi në Paris.

Po ashtu PD thotë se Rama s’mund të fshihet, por shkoi me charter privat në Paris dhe është e turpshme që të justifikosh luksin dhe vjedhjen e tij.

Deklaratë e Partisë Demokratike

E turpshme është që Edi Rama të harxhojë me mijëra euro për luksin personal, kur shqiptarët i ka lënë në pikë të hallit. E turpshme është që Edi Rama te udhëtojë si hajdut me charter personal dhe ta mbajë të fshehtë arsyen. E turpshme është të justifikosh luksin dhe vjedhjen e Ramës, duke akuzuar opozitën që zbuloi të vërtetën e udhëtimit në fundjavë prej 100 mijë euro me avion privat. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai ka udhëtuar me avion privat në fundjavë në Francë. Pse?

Artikulli paraprakUDHËTIMI NË PARIS/ PD- PDIU: RAMA SHPENZON 100 MIJË EURO TË SHQIPTARËVE PËR CHARTER PERSONAL. REAGON QEVERIA: AVIONI PËRDORET VETËM PËR ARSYE PUNE
Artikulli tjetërMBLEDHJA E KËSHILLIT POLITIK/ OPOZITA DORËZON TË GJITHA PROPOZIMET, DISKUTOHET DHE QEVERIA KUJDESTARE