Grabitet banesa e avokatit Edmond Saliu në qytetin e Durrësit. Ai ka denoncuar në Drejtorinë e Policisë së qytetit bregdetar se persona të paidentifikuar i kanë grabitur kasafortën me 35 milionë lekë që kishte në banesë.

Sali ka deklaruar se nuk ka qenë në banesë në momentin që i kanë grabitur banesën, ndërsa e ka konstatuar kur është rikthyer. Banesa e avokatit që është grabitur ndodhet në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit.

Policia ka nisur hetimet duke sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë banesës së avokatit për të shkuar në gjurmët e autorëve. Edmond Saliu është një avokat i njohur në Durrës, pasi ka mbrojtur disa cështje.

Ai ishte njëri nga dy avokatët që mbrojti dy vëllezërit Ekonomi, të cilet u akuzuan se rrahën për vdekje të 60-vjeçarin Agim Arapi, dosje në të cilin ishte i përfshirë edhe Jurgen Kurti, që u vra pak javë më parë në Tiranë.

Artikulli paraprakARRESTOHET ISH-KOMANDOJA, SHPËRNDANTE VIDEO ME PËRMBAJTJE TERRORISTE
Artikulli tjetërTHERI ME THIKË ÇIFTIN, GJYKATA NUK PRANON APELIMIN