Nxënësit e shkollës 9– vjeçare “Azem Hajdari” në qytetin e Shkodrës kanë mbjellë 32 fidanë pishe në ballkonin e Bunës, në Tarabosh. Ky aksion është i treti gjatë këtij viti. Suada Drinazi, mësuese në shkollën “Azem Hajdari” thotë se aktivitete të tilla janë bërë traditë në këtë shkollë.

Mirsad Basha, iniciator i kësaj nisme për gjelbërimin e malit të Taraboshit thotë se ojesë e nismës për mbjellen e fidanëve janë bërë shumë qytetarë dhe institucione.

Shkolla “Azem Hajdari” përgjatë vitit 2018 ka kryer mbjellen e 100 fidanëve pishe. Ndërkohë, stafi pedagogjik i kësaj shkolle dhe nxënësit janë të gatshëm të japin kotributin e tyre në të mirë të komunitetit dhe mjedisit ku jetojnë.