Një i ri është gjetur i pajetë mëngjesin e sotme në një autostradë në Metz, raportojnë mediat franceze. Sipas “Francebleu.fr”, viktima është një 26-vjeçar shqiptar, azilkërkues.

E njëjta media saktëson se, aksidenti ndodhi në autostradën që lidh Metz-in me Borny-n, në urën “Vignoble”.

Dy makina raportohet se kanë përplasur të riun, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë.
Nuk dihet nëse ka humbur jetën në një aksident rrugor, apo ka rënë nga ura para se të përplasej nga automjetet. Të gjitha pistat janë nën verifikimin e hetuesve.