RRITJA ËSHTË E DUKSHME ME MBI 50 PËRQIND KRAHASUAR ME MARSIN. Muaji maj ka shënuar një tjetër rekord të shqiptarëve që lënë vendin dhe nisen drejt Gjermanisë. Sipas ministrisë së Brendshme gjermane, vetëm në maj të 2015 4.922 shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil,  ndërkohë që në prill numri i kërkesave ishte 4 794 dhe në mars 3020. Rritja është e dukshme me mbi 50 përqind krahasuar me marsin, kurse motivet që detyrojnë qytetarët të largohen nga vendi janë papunësia dhe varfëria.

Fenomeni nuk po njeh zbutje pavarësisht përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të ndaluar azilkërkuesit me tentativa si kontroll i lartë i pikave kufitare apo thirrje të ndryshme se inicitiva e tyre është e pavlefshme sa kohë ligjet gjermane nuk pranojë kërkesat për azil nga Shqipëria. Edhe ambasadori gjerman në Tiranë Helmut hoffman ka deklaruar disa herë se Shqipëria nuk hyn në listën e vendeve problematike, ndaj dhe shqiptarët nuk përfitojnë azil, duke u bërë thirje këtyre të fudnit të mos bien pre e mashtrimeve, pasi të gjithë ata që kanë ikur, do të kthehen në vendin e origjinës. Sipas listës për muajin maj që ka publikuar ministria e Brendshme Gjermane, në vendin e parë radhitet Siria, me 5.100 kërkesa për azil, ne vendin e dytë Shqipëria, në të tretin Serbia me 1990 dhe në të katërtin Kosova me 1947 kërkesa për azil. Në total janë rreth 26 mijë kërkesa, dyfishi krahasuar më një vit më parë dhe ku 10.732 aplikime janë paraqitur nga shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia; dmth 41.3 për qind të të gjitha kërkesave për azil të paraqitura në Gjermani

Artikulli paraprakMATURANTËT PËRFUNDOJNË PROVIMIN E MATEMATIKËS
Artikulli tjetërSKANDALI NË FIFA, SHTYHET PROÇESI PËR BOTËRORIN