Një 47 vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi keqtrajtoi dhe dhunoi fizikisht djalin e tij vetëm 15 vjeç.Arrestimi i Bilbil Dafku, 47 vjeç u bë nga policia e komisariatit nr 1.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale :- Automatik model 56- 2 karikatorë me fishekë- 347 fishekë model 56

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Keqtrajtim i të miturit”, “Dhunë në familje”

dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 124/b, 130/a dhe 278 të Kodit Penal.