Një 23-vjeçar në Bulqizë është dhunuar rëndë nga babai i tij.

Në njoftimin e policisë thuhet se, “Liman K., goditi me sende të forta në fytyrë djalin e tij me iniciale B.K., duke i shkaktuar dëmtime,”.

Ngjarja ndodhi në banesën e tyre për motive të dobta.
Ndërsa 54-vjeçari është arrestuar nga policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni130/a i Kodit Penal