Babai i Alket Muhos, informatorit të policisë për arat me kanabis në Tepelenë, kërkon nga shteti të gjejë dhe të vërë para përgjegjësisë autorët e vrasjes së të birit.

Ai thotë se nuk ka dijeni mbi arsyet se pse i ekzekutuan djalin, duke u shprehur se nuk është në dijeni të ndonjë konflikti që mund të ketë pasur.

Gjolekë Muho: Ma kanë vrarë me dy armë, çifte dhe automatik. Kanë qëlluar me automatik njëherë dhe pastaj me çifte tek koka. Shteti shqiptar të nxjerrë vrasjen makabër të Alket Muhos në Rabie. Nuk dimë ndonjë konflikt të hapur, nëse ka do të dalë.

Gjolekë Muho madje thotë se nuk ka dijeni as mbi versionin që qarkullon në media për Alketin si infirmator i policisë.

Gjolekë Muho: Nuk kam dëgjuar gjë. Nuk e di pse është vrarë.
Denoncimi i parcelave të drogës në Memaliaj e Tepelenë është pista kryesore mbi të cilën po hetohet vrasja e 43 vjeçarit Alket Muho, që u gjet i vrarë në rrethana ende misterioze pasditen e së enjtes, 6 shtator 2018.

Por Alket Muhaj rezulton person me precedentë penalë i dënuar më parë me burg, ndaj hakmarrja është një tjetër pistë në të cilën po zhvillohen hetimet, krahas asaj të konflikteve për çështje pronësie.

Artikulli paraprakPENDIMI PËR KOKAINËN, AVOKATËT: ÇEKAJ S’KA PËRMENDUR EMRA BIZNESMENËSH
Artikulli tjetërPËRLESHJE MASIVE NË BURG, SHQIPTARËT MASAKROJNË AFRIKANËT