Arben Hasanaj i bën thirrje djalit të tij Ilirjan Hasanaj që kudo që të jetë të dorëzohet sa më parë në policinë vendore të Shkodrës duke qenë se është autor i dyshuar I plagosjes së dyfishtë të drejtorit të policisë bashkiake Malësi e Madhe Mentor Hasanaj dhe babait të tij Xhelal Hasanaj ndërsa uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

Arben Hasanaj thotë se nuk ka asnjë dijeni për djalin e tij se ku ndodhet në këto moment ndërsa dy ditë përpara kësaj ngjarje ka zhvilluar një bisedë me të dhe sjellja ka qenë normale.

Babai i Ilirjanit shprehet se nuk ka asnjë lidhje gjaku me familjen e dëmtuar edhe pse kanë të njëjtin mbiemër edhe pse i njeh si persona.

Autori I dyshuar Ilirjan Hasanaj ishte regjistruar në Akademinë e Policisë dhe priste një përgjigje këto ditë por tashmë kjo ngjarje e rëndë ndërpreu gjithçka.

Në 11 tetor drejtori I policisë bashkiake Mentor Hasanaj dhe babai I tij Xhelal Hasanaj u qëlluan duke u plagosur ndërsa plumbave I shpëtoi bashkëshortja e Mentorit, shtetasja Vjollca Hasanaj. Policia pas hetimeve gjeti prova që vërtetojnë se autor I dyshuar është shtetasi Ilirjan Hasanaj. Ky I fundit nuk është arrestuar ende ndërsa babai I tij I bëri thirrje që të dorëzohet.