Një krim në familje është parandaluar nga policia e Vlorës. Ndërhyrja në kohë e uniformave blu shmangu përshkallëzimin e një konflikti në familje që mund të kishte përfunduar në tragjedi.

Policia arrestoi 50-vjeçarin me inicialet P.SH pasi në banesë nën efektin e alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, dhe ka plagosur lehtë në dorë me thikë vajzën e mitur

.
E njoftuar nga fqinjët policia ndërhyri në kohë dhe arrestoi babain e dhunshëm dhe i referoi materialet procedurale në Prokurorinë e Vlorës për veprën penale ”Dhuna në familje”.