Babai i 35-vjeçarit, Konstandinos Kaçifa ishte sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Paraqitja e tij në organin e akuzës u bë me kërkesë të prokurorit të çështjes, Njazi Seferi.

Për gati dy orë me rradhë, në prani edhe të dy avokatëve, një shqiptar dhe tjetri grek, Jani Kaçifa ka dhënë dëshminë e tij lidhur me varsjen e të birit nga forcat RENEA të dielën e 28 tetorit në Bularat.

“Pasi ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike, prokurori i çështjes, Njazi Seferi, ka thirrur sot si një person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes babain e të ndjerit. Ai shoqërohet nga një avokat shqiptar dhe një grek. Ka të pranishme dhe media greke.

Ndërkohë që ekspertët vazhdojnë të kryejnë një riekspertim të trupit të pajetë të Konstandin Kaçifas, i cili ndodhet akoma në morgun e Tiranës” Një oficer i policisë greke pritet të mbërrijë sot në Tiranë lidhur me vrasjen e Kostandinos Kaçifas.

Lajmi është dhënë mëngjesin e sotëm nga agjencia zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, sipas të cilës oficeri grek do të marrë pjesë në hetime.

Sipas agjencisë, pjesëmarrja u dakordua midis Athinës dhe Tiranës, në kuadër të bashkëpunimit që kanë policitë e të dy vendeve.

Nuk dihet roli që do të ketë përfaqësuesi grek në hetime, ndërkohë që grupi hetimor po mbikqyr provat dhe rezultatet e hetimit të Prokurorisë së Gjirokastrës.