Deputeti i PD-së, Ervin Salianji dhe një nga protagonistët e çëshjtes “Babale” me anë të një statusi në Facebook është shprehur se producenti Rama ka dështuar në prodhimin e filmit njësoj si në qeverisje.

Në statusin e tij, Salianji ka ngritur dy pyetje: a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt dhe pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit?

Në fund Salianji, ka rikujtuar deklaratën e Xhafajt, i cili u shpreh se nëse ekspertiza provon që zëri është i vëllait do dorëhiqej.

Për kur e ruan dorëheqjen Xhafaj pasi ekspertiza e konfirmoi zërin dhe vetëm policia e drejtuar prej tij ka fabrikuar prova?

Postimi i plotë i Salianjit:

Producenti Rama dështon në prodhimin e filmmit njësoj si në qeverisje.

Dy pyetje presin përgjigje sot, a e konfirmoi plotësisht laboratori shtetëror italian, laboratori më i mirë në botë sipas Ramës, që zëri eshtë i Xhafajt?

Pse nuk e nxjerr policia arrestimin e Alizotit? Ku e arrestoi? Ku e mban sot?

Artikulli paraprakE ZAKONSHME NË SHQIPËRI QË JAVA NIS E PËRFUNDON ME SKANDALE TË RËNDA
Artikulli tjetërGJENDJA CIVILE ‘LËMSH’, KLSH: 8,189 PERSONA MBI 150 VJEÇ