Kryetari i bashkise Vau Dejes Mark Babani ka mohuar akuzat e Partise Demokratike ne adrese te tij. Kryebashkiaku thote se jo vetem ai por askush ngaas familja e tij nuk kane qene asnjehere ne polici dhe as te denuar.

Kryebashkiaku Babani eshte i gatshem per çdo hetim qe mund te kete prokuroria por gjithe keto akuza i quan nje sulm politik dhe akuzat jane nje turp per PD.

Babani shprehet se ai qe ka shkuar ne Itali per te germuar per jeten e tij eshte ish kryebashkiaku i Vau Dejesit Zef Hila bashke me djalin e tij por keto insistime jane te kota sepse Babani thote se eshte i paster dhe se ne Itali ka shkuar shpesh per shkak edhe te biznesit italo shqiptar ne perpunimin e peshkut.

Mark Babani fitoi ne zgjedhjet vendore te 30 qershorit si kandidat i vetem i PS per bashkine Vau Deje. PD ka nisur nje sulm ndaj Babanit duke hedhur dyshime per te kaluaren e tij, dyshime te cilat u hodhen poshte nga vete kryebashkiaku aktual.