E MËRKURA, DITA MË E FTOHTË QË NGA NËNTORI I  1976-ës.Në Bafalo të shtetit të Nju Jorkut janë mësuar me të ftohtin, por stuhia e dëborës që përfshiu gjithë zonën të martën ishte ndër më të rëndat.Pas stuhisë që zgjati 15 orë, deri më tani autoritetet amerikane raportojnë 4 të vdekur, ndërkohë që dhjetra persona kanë mbetur të ngecur brenda makinave të tyre nëpër rrugët e mbushura me dëborë.

Forcat e policisë u kanë ardhur në ndihmë, duke u dërguar batanije për të përballuar të ftohtin.Dëbora ka arritur deri në 12,7 centimetra trashësi, ndërkohë që pothuajse në të gjithë shtetet temperaturat kanë kaluar nën zero gradë celsius. Mëngjesi i së mërkurës është raportuar si më i ftohti i muajit nëntor që prej vitit 1976.Një prej katër të vdekurve në Bafalo humbi jetën për shkak të një aksidenti me makinë, ndërsa tre të tjerët pësuan arrest kardiak ndërkohë që po përpiqeshin të pastronin borën me lopatë.Kushtet pritet të përkeqësohen edhe më shumë drejt fundjavës, kur edhe është parashikuar që sasia e reshjeve të dëborës që do të bjerë për tri ditë të jetë ekuivalente me atë të një viti. Kryebashkiaku i Bafalos, Bajron Braun pranoi se gjendja ishte mjaft e rëndë, ndërkohë që policia rrugore u ka bërë thirrje njerëzve të kufizojnë në maksimum lëvizjet.Sipas meteorologëve, shkaku i stuhive të dëborës është mbërritja e masave të ftohta ajrore nga arktiku mbi ujërat relativisht të ngrohta të Liqeneve të Mëdha. Avulli i krijuar ngrihet lart dhe krijon stuhinë, por duke qenë se është ngricë, reshjet bien në formën e dëborës dhe jo të shiut.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA HUMBET ME ITALINË
Artikulli tjetërKROACIA E SHQETËSUAR NGA GJUHA E SHESHELIT