BAHÇALLEK, MBIKALIMI QË NUK PËRDORET

Në segmentin rrugor nacional që lidh Shkodrën me Lezhën, mbikalimet dhe nënkalimet në rrugë janë të pakta. Por edhe aty ku këto hapësira për të ndërprerë rrugën janë të pranishme nuk përdoren nga qytetarët, të cilët zgjedhin të rrezikojnë çdo ditë

Mbikalimi në lagjen Bahçallëk është kthyer në një objekt krejt të padobishëm për funksionin që është ndërtuar fillimisht, kalimin e qytetarëve, duke shmangur kështu rrezikun për përplasjet nga automjetit.

Ky aks është një ndër më të rrezikshmit në Shkodër, duke qenë se shpejtësia e automjeteve është shumë e lartë.

Duke qenë se pranë këtij mbikalimi është pozicionuar edhe njëri prej stacioneve urban, lëvizjet e qytetarëve janë të shumta, por asnjë nuk e përdor këtë mbikalim.Nxënësit e shkollës janë të rrezikuar cdo ditë kur presin rrugën.

Mospërdorimi i këtij mbikalimi ka ndikuar gjithashtu që e gjithë zona përreth të mbulohet nga shkurret

 

 

Artikulli paraprakSHKODËR, MBLIDHET PLATFORMA KOMBËTARE PËR GRATË
Artikulli tjetërDITËT E FTOHTA ERDHËN…