Dy persona janë konfliktuar me mjete të forta paraditen e sotme ne lagjen Bahcallek te qytetit te Shkodrës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në rrugën kryesore.

Gjatë këtij konflikti është dëmtuar në kokë njëri nga personat por ndodhet jashte rrezikut për jeten. Gjithashtu me mjete te forta është dëmtuar dhe një automjet që mendohet të jetë pronë e njërit prej personave të përfshirë në konflikt.

Mënjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e njërit prej personave të përfshirë në konflikt. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje.

Artikulli paraprakAPARATURA TË REJA PËR SPITALIN E LEZHËS
Artikulli tjetërLEZHË, INCIDENT NË ASAMBLENË E PS