3 familjet Delaj kane mbetur ne qiell te hapur si pasoje e një zjarri te rene ne orët e para te mëngjesit ne fshatin Delaj të njësisë administrative Kastrat.

Kane mjaftuar pak minuta qe banesat e 3 familjeve Delaj të shkrumbohen plotësisht. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Ndërsa shkak përë këtë dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike. Selvije Delaj ka treguar se si e ka përjetuar momentin kur banesa është përfshirë në flakë

Djegia e banesës është vetëm një pjesë e problemeve. Sikur të mos mjaftonin vështirsitë ekonomike , Marie Delaj , bashkëshorti dhe djali i saj kanë probleme me shëndetin . E vetmja e ardhur që marrin nga shteti janë 20 mijë lekë të reja , të cilat nuk ju mjaftonë as për të blerë ilaçet

Kryefamiljarja Selvije Delaj apelon për ndihmë , pasi vështirsitë e tyre ekonomike janë të mëdha dhe e kanë të pamundur të ndërtojnë një shtëpi të re

Djegia e banesës ka lënë në qiell të hapur 3 familjet Delaj, pasi në banesë është shkrumbuar çdo gjë.

Artikulli paraprakRAMA I PËRGJIGJET METËS: PO LISTAT DO HAPEN NGA KUVENDI I SHQIPËRISË ME LIGJ, ME ZAKON E ME KARTON!
Artikulli tjetër“GOTECH” TASHMË DHE NË BUSHAT TË SHKODRËS