Një balenë e madhe rreth 18 metra dhe që peshonte rreth 35 ton kishte ngecur rreth mbrëmjes së 24 tetorit në një plazh në Coq të Belgjikës.

Ky është rasti i parë në 21 vjet që në këto anë nuk ishte parë një gjitar i tillë, i cili zakonisht gjendet vetëm ne ujërat e ftohta të Atlantikut, Islandës, apo në Groenlandë.

Kafsha kishte ngordhur kur i ishte afruar brigjeve belge dhe trupi i saj ishte bërë ushqim për shpendët dhe pulëbardhat.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar biologët dhe shkencëtarët të cilët kanë bërë autopsinë e balenës, të rrethuar nga kureshtarë dhe nga policia.

Objektivi ishte të zbulonin shkaqet e vdekjes së kafshës, pasi në pamjen e jashtme nuk kishte asnjë plagë apo prerje.

Kafsha dukej shumë e dobët duke marrë parasysh masën e saj. Sipas ekspertëve besohet që kafsha mund të ketë ngordhur edhe për shkak se mund të ketë gëlltitur lëndë plastike, materiale që bllokojnë aparatin e tyre tretës.

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakLIVING – 27.10.2018
Artikulli tjetërRREFIM – QAZIM CELA