Një ndër realizimet koreografike të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit është baleti “Bayadera”. Ky balet u shfaq në 18 Qershor 2005 në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kroacisë.

Baleti “Bayadera” ngjiti në skenë 90 balerinë të TKOB – së dhe studentë të Akademisë së Arteve, njofton TKOB.

Vepra u vu në skenë nga mjeshtri Agron Aliaj dhe Liljana Gvozdenoviç, regjia, dramatizimi nga Dinko Bogdanoviç, skenat nga Dinko Jerecevic, kostumet nga Ika Skomrlj dhe dirigjent orkestre Berislav Sipus.

Në rolet kryesore interpretuan Enada Hoxha, Gerd Vaso, Odeta Dishnica, Greta Hushi, Esdalin Gorani, Manjola Hasani, Dion Gjinika dhe Elona Nallbani, Eno Birko, Edi Blloshmi.

Artikulli paraprakGLORIA VANDERBILT:IKONË E MODËS DHE ARTISTE VDES NË MOSHËN 95 VJEÇARE
Artikulli tjetërSHKODER,KZAZ NR 2: SIMPATIZANTE TE PD DHE FORCA TE SHTUARA POLICIE