Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i pranishëm në protëstën e banorëve të Astirit, ka komentuar edhe protestën që do të zhvillohet pasditen e nesërme nga opozita.

Ndër të tjera Balliu ka deklaruar se protesta e nesërme do të jetë masive ku sipas tij do ti jepet fund qeverisjes së kryeministrit Rama.

” Nesër me datën 13 ju ftojmë të vini në mortin e rilindjes nesër rilindja vdes.” ka deklaruar Balliu.

“Ju duhet ta anulloni këtë qeveri dhe e keni mundësinë nesër. Nesër nga jugu në veri shqiptarët do të bashkohen jo për bindje partiake por patriotike për të shpëtruar Shqipërinë.

Nesër eshtë koha ku shqiptarët çohen për të rrëzuar krimin. Duhet të çohemi nesër për të ruajtur kufijtë e Kombit tonë. Neser duhet të çohemi për të zhdukur Edi Ramën një herë e mirë nga ky vend.

Qytetarë janë mbledhur qoftë në 16 shkurt qoftë në 16 mars për ti dhënë kohë që të largohet por ai nuk largohet dot pasi nuk loz për karrigen e vete por për kokën e tij. Një Shqipëri e vërtet me një pushtet të vertetë e përplas prapa hekurave të burgut.

Nuk mund të pranojmë asnjë arrestim. Është koha të arrestohen kriminelët që u futën në inistitucione, komunistët. Merrni në dorë fatin e vendit nesër do jetë protesta e historisë.

Nesër në Shqipëri fillon revulucioni demokratik i shqiptarëvë. Nesër do ti kenë sytë të gjitha mediave, dhe në do tu tregojmë atyre se do luftojmë me cdo mjet për të sjellë drejtësinë. Nuk ka gaz që të na ndaloj , nuk ka plumb që ta ndalojë , do ti duket Franca lule cdo revulucion lule me atë që do të ndodh nesër.

Ju ftoj nesër te mërrni pjesë në revulicionin që fillon por nuk mbaron. Në orën 6 do fillojmë uraganin e drejtësisë. Edi Rama mund të fshihesh ku të duash. Ne e kemi me Europën.

Në Kinë shko ti ne do shkojmë në Europë. Revulucioni nuk ka orar që fillon revolucioni. Nesër do të ndjeki këmba këmbës deri në fundin tënd politik. Nesër me datën 13 ju ftojmë të vini në mortin e rilindjes nesër rilindja vdes. ” ka shtuar më pas Balliu.

Artikulli paraprakLABORATOR DROGE NË MES TË ATHINËS, ARRESTOHEN 4 SHQIPTARË
Artikulli tjetërSOT NË 18:00 OPOZITA NË PROTESTË, MBI 1500 POLICË NË GATISHMËRI, MISTER SKENARI