Opozita në datë 5 mars do të mbajë tubimin e radhës, ndërsa ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

“Sa të ketë Edi Ramën dhe Arta Markun Saimir Tahiri i pafajshëm do të dalë. Qeveria po shkrin si akulli, po e shkrin kjo protestë, është Unaza e Re zjarri që u ndez.

Rama me gjithë ata skllevërit që i rrinë nga mbrapa në zyrat e errëta të rilindjes do të jenë duke bërë plane si do të shkatërrojnë këto protesta

. Kemi marrë cdo masë që bashkë me gazin tënd të shkosh atje ku e meriton. Në 5 mars do të zhdukim parlamentin e krimit” tha Balliu.

Pas dorëheqjes së opozitës, KQZ njoftoi kandidatët vijues në listë, ndërsa PD dhe LSI-ja deklarojnë se janë të vendosur për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

Në protestën e 26 shkurtit para parlamentit u shënuan disa incidente. Qëndrimi i tyre është dënuar nga SHBA dhe BE-ja.