Policia italiane ka shkatërruar një bandë që merrej me trafikun e drogës, kryesisht të kokainës ne Gallipoli.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia e Leçes ka ekzekutuar urdhër-arrestet për 10 persona, duke vënë në pranga 5 shqiptarë dhe 5 shtetas italianë.

Sipas hetimeve ata akuzohen për krijimin e një organizate të trafikimit të drogave të forta dhe mbulonin kryesisht zonën e Gallipolit, por edhe përreth tij

.
Mes tyre në pranga është vënë edhe një anëtar i mafias Sacra Corona Unita.
Policia ka bërë me dije emrat e të arrestuarve. Ata janë S. Sejdini i ditëlindjes 1991, K. Shehaj, 36 vjeç, D. Gjoci, 20-vjeç, R. Nebiu, 27 vjeç dhe E. Shenaj, 25-vjeçar.

Në një konferencë për mediat, policia italiane ka bërë me dije se grupi i trafikantëve përdorte një mënyrë shume efikase për të maskuar aktivitetin, të quajtur “drug and drive”.
Droga shitej me një kosto prej 60 euro për gjysmë gram dhe u jepej klientëve nga makina në makinë.

Në zhargon “miqtë” ishin dozat e drogës qe u jepeshin përdoruesve, ndaj edhe operacioni ishte koduar me emrin “Miqtë e Mi”.

Ndërkohë që një tjetër shqiptar pjesë e bandës, identifikuar si Rr. Tafa, 25 vjeç nuk ndodhet në Itali, pasi figuron i dëbuar që në shkurt të vitit 2018.