“Banda” kangurësh po sulmojnë lëndinat me bar në kryeqytetin australian, Canberra, duke mos kursyer as fushat sportive, kopshtet e shtëpive private apo lulet anash rrugëve, e kjo për shkak të mungesës së ushqimit.

Ndërsa banorët e Canberra-s, i janë drejtuar mediave sociale me pamje të marsupialëve kërcyes jashtë habitateve të tyre të zakonshme.

Por, përtej fotove të lezetshme, lexohet edhe shqetësimi, pasi kangurët e uritur rrezikohen të vdesin nëpër rrugët e qytetit, pasi orari i tyre i ushqimit koincidon edhe me orën e pikut të trafikut.

Sipas specialistëve, kushtet e motit kanë bërë që për kafshët të mbetet pak ushqim në natyrë ndaj ata i janë drejtuar qytetit. të ngasësh makinën në zona të populluara shumë nga kangurët,

nuk këshillohet në agim apo në perëndim, orar ky kur kafshët duan ushqim, pasi ato mund të hidhen përballë mjeteve në lëvizje, papritur.

Madje shumë vetë u kanë vendosur makinave hekura për t’u mbrojtur në rast të një përplasjeje me një kangur.

Kangurët janë kafshë sociale dhe jetojnë në grupe të mëdha, të njohura edhe si banda, shpesh të udhëhequr nga një mashkull dominues.

Njerëzit vazhdojnë të dominojnë në kryeqytet, që ka një popullatë prej rreth 400 mijë banorësh, por në të gjithë Australinë, numri i kangurëve është dy herë më i madh se ai i njerëzve.

Sipas një raporti, ka më shumë se 44 milionë kangurë në vend, ndërsa popullata e Australisë është 24 milionë.

Artikulli paraprakRAMA HYN NË ZYRË, ZBULONI KU “MBËSHTETET” KRYEMINISTRI/ VIDEO
Artikulli tjetërGUSHTI NIS ME TEMPERATURA PËRVËLUESE, SHKODËR E BERAT DERI NË 39°C