Qyteti I Shkodrës është gjallëruar nga performanca e 8 bandave frymore nga Shqipëria, Kosova dhe Mali I Zi të cilat marshuan nga pedonalja e qytetit “Kolë Idromeno” në drejtim të sheshit para bashkisë Shkodër.

Me kërkesë të Kujtim Alisë, dirigjentit të bandës frymore të Shkodrës, 7 bandat e tjera luajtën pjesë muzikore në nderim të dirigjentit shqiptar Halim Teqja.

8 bandat pjesëmarrëse do jenë pjesë e koncertit-garë “Takim Ndërkombëtar I Bandave Frymore” që do të zhvillohet në teatrin “Migjeni”.

Artikulli paraprakFRANG BARDHI” RRUGA E LËNË NË HARRESË NË SHKODËR
Artikulli tjetërPSE NUK JEP DORËHEQJEN? RAMA PERGJIGJET: NUK FUNKSIONON ME ‘HAPI RRUGËN BUDALLAIT.” FARE!