RAMA TAKON DREJTUESIT. BASHA PRESIDENTIN E REPUBLIKËS
Tre anetare te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise, Dhori Kule, Petraq Milo dhe Ardian Civici jane paraqitur ne prokurori per te deshmuar ne lidhje me skandalin e vjedhjes se 713 milione lekeve ne kete banke.

I pari që ka dhene deshmine e tij në Prokurori te henen ne mengjes ishte Petraq Milo, i cili u mor në pyetje për rreth 1 orë, dhe pas tij, me radhe Dhori Kule, ndersa I fundit ishte Ardian Civici.
Guvernatorja në detyrë Elisabeta Gjoni, do te deshmoje te marten.
Nga ana e saj, prokuroria nuk ka treguar asgje ne lidhje me deshmite, sepse sipas prokurorit Petrit Fusha, faktet e dhena nepermjet ketyre deshmieve jane konfindenciale dhe perbejne sekret shteteror.
Fusha I ka derguar nje shkrese zyrtare Komisionit te Ekonomise, mbledhja e te cilit u anulua, sepse asnje nga anetaret e Keshillit Mbikqyres nuk u paraqit per te deshmuar ne Koomision.
Kete e konfirmoi edhe kryetari I Komisionit, Erion Brace:
Nderkaq, Banken e Shqiperise e ka vizituar edhe kryeminsitri Edi Rama, I cili e kishte shmangur takimin me ish-guvernatorin Fullani, qe pas shperthimit te skandalit ne Banke. Rama ka takuar drejtuesit e rinj te Bankes, duke u dhene atyre mbeshtetje dhe siguri per pavaresine institucionale.
Skandali I bankes ishte edhe teme e takimit te zhvilluar ne dreke, mes presidentit te Republikes, Bujar Nishani dhe kryetarit te Partise Demokratike, Lulezim Basha.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/p0TJve5nyHc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHKODRA RIKTHEHET NË FESTIVALIN E KOMEDISË
Artikulli tjetërJO MË GUVERNATOR NGA POLITIKA