Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) u rrit me 3.2 pikë gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, vlerëson Banka e Shqipërisë.

TNE-ja shënoi vlerën 109.0, duke mbetur mbi mesataren e saj afatgjatë referon studimi “Vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit, Tremujori i tretë 2019”. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë (TBI) u rrit me 7.3 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë. Dinamika pozitive e zhvendosi TBI-në rreth 11.4 pikë përqindje mbi mesataren historike të tij.

Kurse treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) ra me 4.6 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë, duke qëndruar lehtësisht nën mesataren historike të tij.

Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve (TBSH) shënoi rritje me 3.8 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë dhe mbetet mbi mesataren historike të tij. Treguesi i besimit në sektorin e tregtisë (TBT) u rrit me 1.5 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë. Megjithatë, TBT-ja mbetet nën mesataren historike të saj, me 3.8 pikë përqindje.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) ra lehtësisht me 0.8 pikë përqindje gjatë tremujorit të tretë, duke qëndruar pothuajse pranë mesatares historike të tij, përfundon studimi i BSH.

Artikulli paraprakSHTETI QË NUK KA GRA NË PARLAMENT
Artikulli tjetërINFO PLUS – 08/10/2019