Pasditen e sotme banorët e Astirit që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë.

Ata kanë bllokuar rrugën duke i djegur edhe goma. Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe deputetë të Partisë Demokratike.Janë rreth 300 familje që preken projekti i ndërtimit të Unazës së Re.

Paraditen e sotme banorët protestuan përpara bashkisë së Tiranës, duke tentuar edhe futjen me forcë brenda ambienteve të bashkisë.

Ndërkohë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një deklaratë për mediat tha se projekti nuk do të ndalet. Ai garantoi dëmshpërblim të plotë për ata që i kanë banesat me dokumenta, ndërsa për ata pa dokumenta do ofrohet 3 vite qira.