Disa herë është ngritur shqetësimi nga banorët fshatit Golem, në njësinë administrative Rrethina për mungesën e infrastructures. Rreth 600 metër rrugë janë kthyer në probemin më të madh të banorëve, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut ajo kthehet në një zonë të pakalueshme.

Banorët shprehen të zhgënjyer nga institucionet përgjegjëse duke deklaruar se një problematikë e tillë nuk ka gjetur zgjidhje prej gati 25 vitesh.

Pavarësisht kërkesave drejtuar institucioneve përgjegjëse, nga vetë banorët apo edhe përmes rrugëve zyrtare, përmirësimi I infrastrukturës rrugore në fshatin Golem, duket se do të jetë e largët.

Artikulli paraprakSHKODËR, PD THIRRJE QYTETARËVE PËR PROTESTËN
Artikulli tjetërSHKODËR, JAVA BOTËRORE E INFERMIERËVE