Banorët e ‘Unazës së Re’ janë futur në ditën e 55 të protestës së tyre. Ata vijojnë të kërkojnë përkrah deputetëve opozitarë jo vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por edhe anulimin e plotë të këtij projekti.

Edhe këtë të enjte banorët e zonës së “Astirit” kanë dalë në rrugë dhe kanë bllokuar qarkulluar e automjeteve.

Teksa shfaqen kundër kryeministrit Edi Rama, kreut të ARRSH-së Afrim Qendro, ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ata dëgjohen duke brohoritur njëzëri “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “Sillni ndriçimin tek ‘Unaza e Re’ “, “O Erion, o diarre, këtu i thonë ‘Unazë e Re’ “, “Veliaj zbukuron qendrën, Astirin e ka lënë si Kabul’, etj.

Më tej, ata kanë përmendur edhe kreun e ALUIZN-it, Artan Lame. Sipas tyre, ky i fundit ka bërë legalizime selektive dhe për këtë arsye sot ai duhet të ishte në burg.

“Arta Marku zgjohu nga gjumi. Artan Lame ka bërë legalizime selektive dhe duhet të ishte në burg. Nuk do të arrini që t’i ndaloni protestat tona.E duam Shqipërinë pa Edi Ramën dhe Erion Veliajn”, shprehen banorët.

Protestuesit kanëë kërcënuar sikurse më parë IKMT-në, që të mos guxojë të prishë banesat, pasi përndryshe do të përballen me zemërimin e tyre.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sërish nga zona e ‘Unazës së Re’ çështjen e devijimit të rrjedhës së Lumit Lana përmes projektit “Unaza e Madhe”.

Ai ripërsëriti se plani vendor i Tiranës ndryshoi për të mos u prekur prona e trafikantit të drogës, Edmond Bego

Artikulli paraprak10-VJEÇARI JEP PËR BAMIRËSI PËR FAMILJET NË NEVOJË KURSIMET E NJË VITI
Artikulli tjetërSHPËTOI FQINJËT NGA RRËNOJAT PAS TËRMETIT, MEDIAT ITALIANE JEHONË MURATORIT SHQIPTAR