Banorët e zonës së Astirit në Tiranë, kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave dhe bizneseve, në kuadër të rehabilitimit të Unazës së Re.

Ata kanë bllokuar kalimin e automjeteve, teksa thonë se kanë vite që janë shpërngulur në këtë zonë dhe prona në të cilën kanë ndërtuar nuk ka qenë private. Ato pretendojnë se i kanë objektet në proces legalizimi.

Banor: Kemi 25 vite që kemi ardhur këtu. Baltë e gjallë ka qenë. Kemi punuar dhe sakrifikuar. Kemi miliona euro të investuara nga ne.

Po ashtu, banorët thonë se projekti është zgjeruar edhe më shumë, teksa shprehen se nuk do të lejojnë prishej ne banesave.

Në të thuajse të gjithë Unazën e Re ushtrojnë veprimtari tregtare shumë biznese të ndryshme.