Banoret e lagjes “Perash” kanë reaguar ndaj bashkisë Shkodër. Shkak për këtë është bërë muri rrethues pranë qendrës multuifunksionale që bashkia planifikon ta ndërtojë.

 

Të revoltuar banorët kërkojnë që muri të mos ndërtohët aty ku bashkia ka projektuar por aty ku vetë banorët kanë rënë dakort me firmën e ndërtimit, pasi nuk kanë rrugë kalimi.
Banorët theksojnë se ndërtimi I murit rrethues aty ku bashkia pretendon është në dëm të rreth 50 familjeve që jetojnë aty, pasi ai bëhët pengesë jo vetëm për aktivitetin e përditshëm të tyre, por dhe për rastet emergjente.

 

Janë dy metër rrugë e cila nësë bllokohet, bëhët pengesë për aktivitetin e përditshem të banorëve. Banorët pretendojnë se pas këtij investimi fshihen interesa klienteliste dhe prandaj theksojnë se do të vazhdojnë protestat dhe nuk do të ndalen derisa ky problem te gjeje zgjidhje.

 

 

Artikulli paraprak3 GUSHT, KTHJELLIME VRANËSIRASH DHE SHIRA TË DOBËT
Artikulli tjetërPROKURORI I SHKODRËS ARBEN DOLLAPAJ PARA VETINGUT