Banorët e fshatit Bardhanjor nuk janë aspak dakord që rruga e tyre është emërtuar me emrin rruga “Miqësia”. Për këtë gjë një përfaqësi e banorëve kanë marrë mendimin e të gjithë komunitetit i cili ka rënë dakord që kjo rrugë të marrë emrin “38 Martirët”.

Banorët kanë nënshkruar një peticion i cili përmban 101 firma të cilin e kanë paraqitur pranë këshillit bashkiak të Shkodrës për ta aprovuar këtë kërkesë që rrugës ti hiqet emri “Miqësia” dhe ti vendoset “38 Martirët”.

Banorët janë ankuar se askush nga institucionet përgjegjëse nuk i ka pyetur ata për emërtimin e asaj rruge.

Këta të fundit këmbëngulin që rruga e fshatit të emërtohet “38 Martirët” të ekzekutuar gjatë regjimit komunist mes tyre edhe imzot Vincens Prenushi

 

Artikulli paraprakUSHQIMET “PIQEN” NË DIELL, AKU MBYLL SYTË
Artikulli tjetërLAÇ, ZHDUKET PREJ 4 DITËSH I RIU I DËNUAR PËR VRASJE