Cdo ditë pranë qytetarëve duke u njohur me hallet dhe problemet e tyre. Kjo është filozofia dhe objektivi i kësaj fushate per kandidatin e partisë demorkatike Bardh Spahia.

Ai ka vijuar takimet me komunitetin ne lagjen e Rusit, nga kryqëzimi i Prek Calit, pranë ish divizionit. Në focus të diskutimeve ka qene edhe ceshtja e demshperblimeve, ku Spahia ka garantuar banorët e permbytur se e vetmja zgjidhje, eshte Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, i cili ka garantuar demshperblim deri ne qindarken e fundit. Bardh Spahia, ne prononcimin e tij për mediat u shpreh se varferia dhe skamja ka prekur të gjithë qytetarët e shkodrës, dhe kjo situatë duhet te marre fund me 25 Qershor.