Banorët që jetojnë në zonat e thella të Dibrës shprehen të frikësuar se ujqërit u janë afruar banesave të tyre.

Mungesa e ushqimit në malet e mbuluara nga dëbora po detyron kafshët e egra të zbresin në zonat e banuara në zonat malore të Dibrës.

Të paktë 10 krerë bagëti të imta janë dëmtuar deri tani nga sulmet e ujqërve në njësinë administrative Baz të Matit.

Banorët kanë vrarë të paktën një prej kafshëve të egra që thonë se i kanë sulmuar bagëtitë

Ata thonë se më tepër janë të frikësuar për fëmijët të cilët mund të sulmohen nga kafsha e egër.

Artikulli paraprakPETRIT VASILI: KLP NDALU ME PALIGJSHMËRINË DHE KAPJEN
Artikulli tjetërDHUNOHET DHE GRABITET KAMBISTI NË TIRANË, NGJARJA 100 M LARG KOMISARIATIT TË POLICISË