Ka nisur protesta e banorëve të “Unazës së Re” në ditën e 31-të të saj. Në mbështje të banorëve janë deputetë të Partisë Demokratike si dhe analisti Fatos Lubonja.

Ky i fundit ftoi të gjithë qytetarët që të protestojnë pasi sipas tij çështja nuk është vetëm e banorëve të “Astirit” por tashmë një çështje dinjiteti për të gjithë popullin. “Kam ardhur si qytetar në mbështetje të këtyre banorëve për rezistencë.

Duhet të bashkohemi kundër kësaj qeverie. Kjo qeveri po kalon nga krimi në krim. Të bashkohemi sepse do na hanë një nga një”, tha Lubonja.

Edhe sot, si 30 ditë me radhë, është bllokuar rruga në të dyja anët e saj, duke shkaktuar kaos në lëvizjen e automjeteve. Banorët kundërshtojnë projektin e “Unazës së Madhe” i cili prek banesat e tyre, ndërsa është ndërprerë edhe procesi i legalizimit për shkak se shtëpitë janë ndërtuar pa leje mbi gjurmën e rrugës.

Paralalelisht me “Unazën e Re” një protestë po zhvillohet edhe në Shkozë nga banorët të cilët gjithashtu preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Artikulli paraprakPADIA NDAJ BASHES GJYQTARI KËRKON EMRIN E INFORMATORIT,AVOKATI : KA TREGUAR GJITHÇKA DI NË PROKURORI
Artikulli tjetërSHEMBJET NË LAPRAKË, VELIAJ: NDËRTESAT PA LEJE, SHEMBULL TIPIK I RRUMPALLËS