Vijon në ditën e 32-të protesta e banorëve të “Unazës së Re” në kryeqytet. Paralizohet trafiku i automjeteve në segmentin “Pallati me Shigjeta-Sheshi Shqiponja”.

Protestës së banorëve sot i është ribashkuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, krahas deputetëve të tjetër demokratë. Protesta ka sjellë bllokimin e qarkullimit të automjeteve në të dyja anët e rrugës duke paralizuar trafikun.

Banorët e “Astirit” zhvillojnë sot protestën e radhës kundër prishjes së ndërtimeve në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe. Banorët pretendojnë se banesat e tyre janë në proces legalizimi dhe si rrjedhojë ata më parë kërkojnë shpronësimet.

Por nga ana tjetër ALUIZNI ka përjashtuar nga procesi i legalizimit të gjitha ato objekte që janë ndërtuar pa leje mbi gjurmën e “Unazës së Madhe”.