Në Golëm të njësisë Rrethina problemet nga mospastrimi i mbetjeve vijon të jetë permanent. Mbeturina të hedhura në kanal apo anash rrugës, kontenier që nuk pastrohen është panorama që të ofrohet në këtë zonë .

Ky fenomen është kthyer në një problem tepër shqetësues për banorët , të cilët përveç aromës kundërmuese përballen çdo ditë edhe me rrezikun e shkaktimit të epidemive

Banorët bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa.

Kjo është një masakër mjedisore. Individë të papërgjegjshëm që hedhin mbetjet në vend të papërshtatshëm dhe nga ana tjetër mos korrektësia e institucioneve përgjegjëse duke mos bërë punën që u takon.